Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një mesazh Kuvendit të Shqipërisë herët në mëngjes, para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Në fjalën e tij Begaj shpreh vlerësimin për punën dhe iniciativat e parlamentit, por ka qenë vetë ai që nuk e ka përfillur fare punën e deputetëve, pasi “harroi” të dekretojë 2 ligjet e fundit të miratuara në Parlament, atë për kanabisin mjekësor dhe për studentët e mjekësisë.
Gjithashtu Presidenti ka inkurajuar palët politike që t’i lënë pas debatet dhe të përfshihen në diskutime konstruktive, pasi deri më tani këto diskutime kanë lënë për të dëshiruar. Sipas tij, emigrimi i të rinjve është një problem serioz.
Përsa i përket politikës së jashtme, Begaj totë se Aleanca Euroatlantike është boshti dhe themeli i politikës së jashtme dhe asaj të mbrojtjes të Shqipërisë, dhe se integrimi evropian është dhe mbetet prioritet strategjik.
Kujtojmë se sot Presidenti do të presë homologen kosovare Vjosa Osmani, e cila do të zhvillojë një vizitë 2 ditore në Shqipëri.