Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik ku një 27 vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu, E.K ishte duke punuar në një magazinë për të vendosur panele diellore, kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë i riu ka humbur jetën në vend.
“Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën“, njoftoi policia.
vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.