Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42 vjeçar ka humbur jetën pas një ndeshje futbolli më kalçeto.
Policia bën me dije se 42 vjeçari B.R, rezident në Gjermani, pasi u godit me top futbolli në kraharor, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.
Ai dyshohet se ka pësuar atak kardiak, çfarë i ka marrë edhe jetën.
“Më datë 25.12.2025, në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.