Sekretariati i Etikës merr vendimin, falen 23 demokratë, 30 ditë përjashtim për 6 deputetë

Sekretariati i Etikës i mbledhur ditën e sotme ka marrë vendimin mbi kërkesën e PS-së për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit në seancën e kaluar plenare.

Në vendimin e fundit, Sekretariati i Etikës i kryesuar nga Ulsi Manja vendosi të falë 23 deputetë, duke vendosur masë disiplinore “përjashtim 30 ditë” vetëm për 6 prej tyre.

Të përjashtuarit për sjellje jo etike janë:

1-Belind Këlliçi

2-Fidel Kreka

3-Albana Vokshi

4-Klevis Balliu

5-Flamur Noka

6-Elda Hoti

Mbledhja u shoqërua me shumë tensione, teksa nuk u kursyen edhe ironitë nga ana e opozitës.