Shqipëria është ndëshkuar nga Bashkimi Europian në sektorin e energjisë, pas një vendimi të marrë më 18 dhjetor 2025 nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë. Qeveria shqiptare shpallet në mos-përputhje serioze me Traktatin e Komunitetit të Energjisë, duke u përjashtuar nga proceset vendimmarrëse.
Sipas vendimit, Shqipëria ka dështuar të miratojë dhe zbatojë brenda afateve ligjore legjislacionin kyç të BE-së për tregun e energjisë elektrike, përfshirë direktivat dhe rregulloret që garantojnë konkurrencën, sigurinë energjetike dhe funksionimin normal të rrjetit europian.
Për më tepër, qeveria shqiptare nuk ka raportuar as masat e marra, duke shkelur hapur vendimet e mëparshme të Komunitetit të Energjisë dhe nenet 6 dhe 89 të Traktatit, çfarë e përkeqëson edhe më tej situatën.
Ky ndëshkim lidhet drejtpërdrejt me politikat e ndjekura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, veçanërisht me tre projektligje dhe projekte të kundërshtuara nga opozita:
TEC-i i Roskovecit,
Anijet energjetike në Vlorë,
Dështimi në avancimin e linjave të interkonjeksionit europian.
Këto projekte, të prezantuara nga qeveria si “zgjidhje strategjike”, janë kritikuar vazhdimisht për mungesë transparence, konflikt me legjislacionin europian dhe përjashtim të institucioneve rregullatore.
BE i ka dhënë Shqipërisë një afat të fundit: nëse shkeljet nuk korrigjohen deri më 1 korrik 2026, mund të nisë procedura e sanksioneve sipas Nenit 92 të Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Deri atëherë, qeveria është e detyruar të raportojë gjatë gjithë vitit 2026 për çdo hap që do të ndërmarrë.
Vendimi: