Berisha mesazh Ramës: Nga sot nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapobandë

“Rama ka vendosur veten mbi çdo pushtet. Nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri e botë si kryeministër, por si kapobandë”. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë, duke e akuzuar se gjatë qeverisjes së tij është pakësuar numri i shqiptarëve.

Ai tha se Rama është bërë miliarder me lekët e shqiptarëve, ndërsa e akuzoi se projektonte një Shqipëri pa opozitë.

Berisha mes të tjerash sulmoi edhe Gjykatën Kushtetuese, që riktheu në detyrë zv.kryeministren Belinda Balluku.

“Nderimin më të madh ju burrat dhe gratë djemve dhe vajzave që u ngritët sot si uragan i shpresës besimit, shpëtimit, të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dashur miq ju flas sot në një nga momentet më kritike të kombit jo vetëm në 35 vitet e fundit por ndofta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare, në 10 vjetët e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, pushtim, zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në 10 vitet e këtij regjimi, kanë shkuar prapa 100 vite, për lindshmërinë e tyre. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet.

Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë më pak në këtë dhe të bekuar. Mblidhemi në një moment kritik, ndofta si kurrë më parë sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale del se ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë tuaja me pasuritë tuaja publike. Dhe jo vetëm kaq ka vendosur veten mbi ligjin kushtetutën mbi çdo pushtet dhe na thotë nga Surreli se unë ju shumëzoj me 0. Jam mbi ligjin dhe kushtetutën. Edi Rama hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte kurrë nuk do njihesh më si kryeministër, por si kapo bandë”- u shpreh mes të tjerash Berisha.