Tensionet e forta mes mazhorancës dhe opozitës në seancën e të enjtes kanë kaluar kufirin, teksa media e njohur CNN ka publikuar pamje të përplasjeve brenda sallës së Kuvendit.
Në pamjet e publikuara nga CNN, shfaqen deputetët e PD me flakadanë në duar, pas tensioneve që nisën pasi SPAK kërkoi që zv.kryeministres, Belinda Balluku t’i hiqet imuniteti.
“Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, shkruan CNN.
Kujtojmë se grupi parlamentar i PS ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës në lidhje me tensionet që u krijuan në sallë. Vendimi pritet të merret të martën nga Sekretariati i Etikës.