Gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi është bërë shkak që ky i fundit të lërë qelinë në Hagë për të udhëtuar drejt Kosovës.
Thaçi mbërriti në vendlindje në Burojë, pasi Gjykata Speciale në Hagë, i dha dritën jeshile kërkesës së tij.
Edhe më parë ish- presidentit i është aprovuar kërkesa për të takuar familjarët e tij, ndërsa e fundit herë që ai ka ardhur në atdhe ka qenë maji i këtij viti.
Aktualisht Hashim Thaçi dhe ish-udhëheqësit tjerë politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë të akuzuar për krime lufte në Gjykatën Speciale.