Nancy VanHorn pret Agron Shehajn: Dëgjuam vizionin e “Mundësisë” për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn ka zhvilluar sot nje takim me kryetarin e Partisë Mundësia për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada amerikane të Tiranë, e cila nënvizon se biseda mes VanHorn dhe Shehaju kishte në fokus rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona

Njoftimi i ambasadës:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.