Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u përplas me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për interpelancën që kishte kërkuar me kryeministrin Edi Rama, por ky i fundit ia ka deleguar ministres së Brendshme, Albana Koçiu.
Shehaj akuzoi Kryeministrin Rama se po i ikën llogaridhënies për shkak se ka shqetësime më të mëdha, siç është ai i zv.kryeministres Belinda Balluku.
Pasi Peleshi i kërkoi që të fliste për rendin e ditës, Shehaj i tha se nuk mund të sillet si avokat i Ramës dhe Ballukut. Ai tha se duhet që të flasin për vjedhjen e 50 milionë eurove me një SMS nga Balluku për tunelin e Llogarasë. Sipas Shehajt, tashmë mazhoranca ka humbur moralin dhe fabulën.
Agron Shehaj: Zoti kryetar, kërkoj interpelancë me kryeministrin dhe jo me ministren e Brendshme. Nuk është parashikuar asgjëkundi më thuaj në cilin nen është shkruar që kryeministri mund të shmangë interpelancën?
Unë e kuptoj shqetësimin, realisht e kuptoj shqetësimin sepse në fakt fati i këtij vendi dhe kryeministri nuk është më i përqendruar në çfarë ndodh në Kuvend se fati i këtij vendi nuk po vendoset ketu në Kuvend, por po vendoset diku tjetër dhe kryeministri i Shqipërisë ka halle më të mëdha për të zgjidhur tani se sa të dalë në një interpelancë për një çështje që ka të bëjë me jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë.
Kryeministri ka hallin e Belinda Ballukut eshtë një hall i madh është një hall i jashtëzakonshëm.
Imagjinoni sot Edi Rama ishte në një event me paturpësinë më të madhe ka dalë në 30 vjetorin e prokurimeve publike, dhe po mburrej për arritjet e Shqipërisë e kësaj qeverie në luftën kundër korrupsionit.
Çmenduri, çmenduri!
Tani problemi është që Edi Rama dhe kjo mazhorancë kanë humbur moralin, kanë humbur fabulën, nuk kanë më një fabul.
Janë bërë të pabesueshëm. Ore kanë dalë përgjimet i keni dëgjuar apo nuk i keni dëgjuar përgjimet.
Kanë dalë përgjimet ku Belinda Balluku vartësja e Edi Ramës si fillim anulon një tender se kështu kam një ndjesi thotë pastaj del që mbyll një kontratë me një kompani turke, është përgjimi ku mbyllin kontratën para se të rihapet tenderi.
Dhe pastaj përgjimi i fundit ku Belinda Balluku shpall fituesit pikërisht atë kompani me të cilën thuhet në përgjime që kanë pranuar kushtet e kontratës. Belinda Balluku ka diskutuar kushtet e kontratës me një kompani e cila nuk ishte akoma nuk ishte future në tender…
E kuptoj që ju shqetëson, e kuptoj që ky është thelbi..
Unë në radhë të parë duhet të respektoj qytetarët shqiptarë, votuesit shqiptarë, këta duhet të respektoj.
Dhe mënyra se si unë i respektoj zoti kryetar është duke folur për vjedhjet tuaja për mënyrën se si ju merrni paratë nga Onkologjiku nga arsimi nga spitalet, nga fermerët dhe i fusni në xhepat tuaj ky është respekti, kështu e tregoj unë respektin për qytetarët shqiptarë dhe për votuesit shqiptarë, dhe jo duke u marrë me broçkulla duke u ardhur pas avazit juve, jo e hodhe firmën jo nuk e hodhe firmën.
Duhet të flasim për thelbin, 50 milionë euro me një SMS janë vjedhur 50 milionë euro me një SMS zoti kryetar.
120 mln euro të Bankers zoti kryetar nëse do ishin marrë nëse do ishin vjelë, do ishin dyfishuar pensionet, rritja e pensioneve do ishte dyfishuar nuk do ishin 100 më shumë por 200 milionë euro.
120 milionë euro për këtë duhet të flasim zoti kryetar, duhet të flasim për faktin se si kjo qeveri…
Edhe ju zoti kryetar ju mund ta ktheni rolin tuaj si drejtues të Kuvendit në avokatin e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës por kjo nuk ju nderon. Ju nuk jeni këtu për të gjykuar se çfarë them unë, ju jeni këtu që respektuar Rregullorja dhe jo të gjykoni se çfarë.