Kanë qenë kundërshtarë politikë për shumë vite, kanë hedhur akuza nga më të ndryshme për njëri-tjetrin, por gjithçka lihet pas kur në mes është shëndeti dhe lufta me vdekjen.
Ish-kryeministri Salli Berisha i ka uruar shërim të shpejtë Fatos Annos dhe rikthim sa më parë te familja, pasi ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë i shtruar në spital për shkak të sëmundjes që i ka kapur mushkëritë.
Por gjatë fjalës së tij ai nuk ka lënë pa akuzuar edhe Edi Ramën, për të cilin tha se po e shfrtëzon edhe këtë fatkeqësi për interesin personal.
“Me gjithë zemër i uroj shërim të shpejt, ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej, sepse po të shkoj më tej do të dënoj me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos. Nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos dhe të të qajë Jagoja, Zoti është i madh, nuk kam ç’të them tjetër. I uroj shërim të shpejtë dhe të shkojë në familjen e tij sa më mirë. Vetëm mirënjohje nuk ekziston për Edi Ramën. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për interesin personal”, u shpreh Berisha.