Këtë të premte pritet të vijë në atdhe arkivoli i 23-vjeçarit, Klajdi Bitri që u vra pabesisht duke mbrojtur shokun e tij italian nga një sherr banal me 27- vjeçarin algjerian, Fetah Molloul.
Morgun e spitalit, i riu e la në orën 14:00 të së enjtes, për tu prehur në varrezat e Lushnjës.
Klajdi Bitri u përcoll mes lotësh nga qytetarë italianë dhe shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj.