Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Ismail Zenelin, i akuzuar se ka tentuar që të vrasë dy vëllezerit Edmond dhe Albert Nela në 2013-ën.
Ai u shpall fajtor për disa vepra penale, ndërsa dnëimin e tij do e kryejë në një burg të sigurisë së lartë.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg ish-shefin e krimeve, Dedan Gjoni për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërkohë ai u shpall i pafajshëm për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë Bujar Ajeti u dënua me 9 vite burg.
Adrian Cenaj (Dedja) me 6 vite burg
Besmir Murtati me 12 vite
Të dënuarit janë pjesë e dosjes “Metamorfoza2”.
“4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 80 – 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite ligjore dënimin e tij me 2 vjet burgim.
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal pasi në zbatim të nenit 388/1/a të K.Pr.Penale nuk provoohet që i pandehuri e ka kryer veprën penale.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 burgim.
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Gjoni, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
– Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Dedan Gjoni me një dënim të vetëm me 12 burgim”- thuhet në vendimin e gjykatës.