Ka dështuar formimi i qeverisë së re të Kosovës, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
Pro formimit të Qeverisë sipas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje votuan vetëm 56 deputetë, 4 abstenuan dhe 53 ishin kundër.
Partitë që deri tani ishin në opozitë – PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ishin kundër, ndërsa partia Nisma abstenoi.
I pari që dështoi në formimin e qeverisë, ishte kryeministri në detyrë Albin Kurti më 26 tetor me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenim. Kurti më pas i hapi rrugë Konjufcës, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.
Gjatë seancës në Kuvend, Konjufca prezantoi kabinetin qeveritar si më poshtë:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall.