A i rrezikohet jeta Altin Dumanit? Reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme, pas një lajmi të publikuar në media se janë shtuar masat për mbrojtjen e drejtuesit të prokurorisë, Altin Dumani, pasi i kërcënohet jeta, ka shuar zërat duke u shprehur se mbrojtja e tij është bazuar në procedurat standarte ligjore.

“Përshëndetje,
Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara.”