Një ngjarje e rëndë është zbuluar gjatë orëve të fundit në Greqi ku një burrë u gjet i djegur në ulësen e pasme të një automjeti, i lidhur me pranga.
Sipas informacioneve të para, viktima është shtetas shqiptar, i cili ishte zhdukur disa ditë më parë.
Sipas mediave greke, mjeti ku u gjet trupi karbonizuar i viktimës ishte vjedhur nga zona e Glyfadas dhe mbante targa të falsifikuara.
Po ashtu mediat greke raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë, i cili më pas njoftoi policinë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij krimi makabër, ndërsa autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara.
Hetimet po kryhen nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”