Vëngu përmend Ramën në Beograd, i kthehet Erald Kapri: Kush e mban përgjegjësinë për “Open Balkan”?

Çëshja e Kosovës ka shkaktuar debate të forta sot në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti Erald Kapi Kërkoi që Kosova mos trajtohet si një retorikë politike që nuk i shërben askujt ndërsa shtoi se shteti shqiptar ishte përgjegjës për vrasjen e qindra të rinj në masakrën e Tivarit.

Ndërkohë Ministri Vëngu tha se nuk mundet t’i japë maxhorancës socialiste leksione patriotike.

Në replikë, Kapri i tha se ajo çfarë ai deklaroi nuk kishte të bënte aspak me patriotizmin patetik, duke i përmendur këtu Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet e mira të qeverisë Rama me Serbinë, marrëdhënie që nuk kanë sjellë asgjë.

Erald Kapri: Në mënyrë të pazakontë u përmend, Kosova ju ndoshta do bënit mirë ta ndaloni. Nuk mund të ndihet Kosova në këtë moment të vështirë dhe të provokoni opozitën dilni në miting.

Tani që e majta ka një komplekse të madhe me Kosovën kjo ndihet. Historia e së majtës nis herët me Kosovën, që me faktin që shteti shqiptar ishte përgjegjës për vrasjen e qindra të rinj në masakrën e Tivarit. Ndaj është e ndershme që ky parlament të bëjë seancën të posaçme dhe nuk mund të trajtohet në një retorikë politike që nuk na bën nder asnjërit.

Pirro Vëngu: Z. Kapri nuk besoj se ju si grup parlamentar mund ta na jepni leksione patriotike për Kosovës.
Kryeministri ka deklaruar në mes të Beogradit për njohjen e Kosovës.

Kjo qeveri ka çuar projekte zhvillimore me Kosovën.
Po sikundër ju keni çuar rrugën e kombit, ne po çojmë hekurudhën e kombit. Kjo qeveri e ka përfshirë Kosovën në kaudër të zhvillimeve ushtarake. Dhe ky është momenti që ti bashkoheni iniciativës që kemi marr ne bashkë me Kroacinë, që ta fusim Kosovën në mbrojtje rajonale dhe iniciativa ushtarake. Nuk ka leksione patriotizmi.

Erald Kapri: Zoti ministër i Mbrojtjes, nuk bëra patriotizëm patetik. Nëse flasim për Kosovën dhe përmendët Ramën në Beograd, unë po ju përmend një gjë tjetër: Kush e mban përgjegjësinë për Open Balkan? Kush e mban përgjegjësinë për vite të tëra marrëdhënie të ngrohtë me Beogradin pa sjellë asnjë gjë. Kush e mban përgjegjësinë për konfliktin e madh që ka sot me kryeministrin e Kosovës, kur edhe në momentin e vështirë të ndërhyrjes në veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë ishte kundër.

Ka deklaratë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë që “Rama më ka kërkuar të pranoj ndarjen e Kosovës”. Kjo nuk është patriotizëm fals, zoti ministër i Mbrojtjes, e të nderuar kolegë të së majtës. Kosova meriton një tjetër qasje dhe meriton një tjetër vëmendje nga ky Parlament dhe nuk mund të bëhet retorikë politike. Kompleksin e të majtës ndaj Kosovës mos e shfryni ndaj nesh se nuk do ia dilni dot me thënë të drejtën, por nëse vërtet duam t’i dalim në krah Kosovës, ku Parlament duhet të shprehet me një rezolutë