Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje kreu të Kuvendit, Niko Peleshi të japë dorëheqjen.
Sipas Shehajt, Niko Peleshi nuk po zbaton as rendin e ditës që vetë e kanë miratuar.
“Zoti kryetar kam kërkuar fjalën. Kjo është seanca e tetë, unë këtu kam rendin e ditës për ditën e sotme, në 8 seanca ju nuk keni arritur të zbatoni rendin e ditës që ju keni caktuar.
Nuk e di sepse ka pasur një skenar nga ana juaj për ta mbyllur apo jeni të paaftë?
Sidoqoftë zoti kryetar nëse nuk jeni në gjendje të zbatoni urdhrin tuaj, jepni dorëheqjen, është shumë e thjeshtë. Nëse nuk e bëni dot sepse 8 seanca janë të mjaftueshme që të tregoni që jeni në gjendje të drejtoni punimet e këtij Kuvendi. Nëse nuk jeni të aftë, nëse nuk dini ta bëni jepni dorëheqjen”, u shpreh kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.