María Corina Machado nga Venezuela është vlerësuar me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2025.
Në një postim në X, komiteti thotë se i ka dhënë María Corina Machado Çmimin Nobel për Paqen “për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për luftën e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.
Machado përmbush “të gjitha kriteret” e përcaktuara nga Alfred Nobel për çmimin, thotë kryetari i komitetit.
Ajo ka “bashkuar opozitën e vendit, duke qenë e palëkundur në mbështetjen e saj për një tranzicion paqësor drejt demokracisë”. Machado ka “treguar se mjetet e demokracisë janë gjithashtu mjete për paqen”, shton kryetari.
Ai thotë se laureatja “mishëron shpresën për të ardhmen”, një të ardhme ku të drejtat e qytetarëve mbrohen. “Në këtë të ardhme njerëzit më në fund do të jenë të lirë të jetojnë në paqe”, përfundon ai.
María Corina Machado është udhëheqësja e opozitës në Venezuelë. Asaj iu ndalua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, të cilat u cilësuan gjerësisht ndërkombëtarisht si as të lira dhe as të drejta.
Machado është përballur me kërcënime të shumta për jetën e saj që e kanë detyruar të fshihet.
Gjatë vitit të fundit është detyruar të jetojë e fshehur dhe përballet me kërcënime serioze për jetën e saj, Machado ka zgjedhur të qëndrojë në vend, duke u bërë simbol i guximit dhe shpresës për miliona qytetarë venezuelianë.