Kreu i Partisë Demorkatike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Tiranës, duke i pezulluar.
Në një komunikim për mediat nga selia blu, Berisha përshëndeti vendimin e Kushtetueses, ndërsa shtoi se gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga horrat e shtetit.
Berisha e cilësoi vendimin si një akt me rëndësi të madhe, duke thënë se ai është tregues i nevojës për respektim të ligjit dhe rregullave kushtetuese në procesin zgjedhor.
“Sot, Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, të kushtetueshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën kushtetueshmërinë dhe Kushtetutën nga armiq të tyre për të mos thënë një fjalë tjetër që edhe mund të mos e them nga horrat e shtetit. Unë jam para jush dhe jam personi që tre ditë para se Edi Rama të shpalosë skenarin e tij iu paralajmërova se do të veprojë në këtë mënyrë dhe se do të anashkalojë GJK me pretendimin e turpshëm, banal e vulgar se Këshilli i Ministrave qenka noteri i këshillit bashkiak.
Këtë mund ta bësh vetëm atëherë kur nuk me ligj as moral dhe respektin më minimal për shtetin, por vërsulesh ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ndaj besoj se me këtë vendim i bën një shërbim vendit, rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit por nuk kanë turp sepse nuk do të vepronin kurrë atyre që shkelmuan kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues.”, tha Berisha.