Kjo e mërkurë, data 8 tetor është afati i fundit i lënë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të aplikuar për garën për drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor.
Ditën e sotme, tre prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, Adnan Xholi, Sotir Kllapi dhe Doloreza Musabelliu kanë dorëzuar aplikimin për t’u bërë pjesë e kësaj gare.
Më herët ka dorëzuar aplikimin Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Deri tani janë 4 prokurorë në garë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë aplikime të tjera deri në fund të ditës së sotme.
Pas dorëzimit të kandidaturave, i hapet rrugë procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK është në fokusin e SHBA dhe Bashkimit Europian, të cilët po e ndjekin nga afër këtë proces.
Kujtojmë së mandati i Altin Dumanit përfundon në 18 dhjetor, 3 vite pas zgjedhjes së tij në krye të SPAK, ku arriti ta kthente këtë institucion më të besuarin e qytetarëve, pas arrestimeve të shumë zyrtarëve të lartë të politikës.