“Marr mjekime për ankthin dhe depresionin”, zbardhet dëshmia e 30 vjeçarit që përplasi 9 makina në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 30 vjeçarin Imer Krrashi, i cili pak ditë më parë shkaktoi një aksident masiv në kryeqytet, ku u përfshin 9 automjete dhe 1 motor.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e të riut në sallën e gjyqit, ku 30 vjeçari shfaqi pendesë për ngjarjen, ndërsa shtoi se ka qenë në gjendje paniku dhe ankthi.

Gjatë seancës gjyqësore, i riu ka shprehur pendesë për ngjarjen dhe ka deklaruar se ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale. 

Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.”, – tha ai para trupit gjykues.

30 vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin për kontroll duke shkaktuar aksidentin e pazakontë dhe pas ndjekjes u arrestua në posedim të një arme zjarri.

Imer Krrashi rezulton i dënuar në Itali për vjedhje, ndërsa ka qenë edhe pjesë e grupit të Edison Pulës.