Kush është Ermal Hasimja, kandidati i parë i pavarur i opozitës

Kjo javë do të jetë vendimtare për opozitën, që do të shpallë kandidaturën zyrtare për Bashkinë e Tiranës, pas negociatave të Partisë Demokratike me partitë e tjera opozitare.

Emri më i përfolur është ai i Ermal Hasimjas, i cili duket se përmbush të gjitha kërkesat e partive opozitare, si një figurë jo politike dhe një emër me integritet dhe i respektuar nga të gjithë qytetarët.

Ai shpalli kandidaturë publikisht dhe i kërkoi partive opozitare që ta mbështesin, teksa duket se do të shkojë përballë Ogerta Manastirliut dhe Arlind Qorit në garën për Bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe: ChatGPT i përgjigjet Fevziut: Ermal Hasimja, kandidati ideal i opozitës për Tiranën

Por kush është Ermal Hasimja:

Ermal Hasimja ka lindur në Tiranë në vitin 1975. Ka studiuar Gazetari në Tiranë e më pas Shkenca Politike në Paris (Paris VIII) dhe shkurtimisht në  Londër (London School of Economics).

Ka punuar si konsulent dhe drejtues projektesh  të organizatave ndërkombëtare në Kosovë për administratën publike.

Në 2005 bëhet pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP), pranë PD-së e më pas këshilltar i kryeministrit. Jep dorëheqjen si këshilltar dhe i kushtohet jetës universitare dhe nismave publike.

Punoi si shef i departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës. Është një nga themeluesit e Universitetit Evropian nga i cili largohet më pas për të krijuar shkollën “Ernest Koliqi”, administrator i së cilës është prej 15 vjetësh.