“Autori i vërtetë, Emiliano Nina”/ I arrestuari për aksidentin te liqeni përjashton veten nga krimi

Zbardhet dosja e aksidentit te Diga e Liqenit.

Eldi Allushi i arrestuar për ngjarjen pretendon s’ka qenë prezent në makinë në momentin e aksidentit. 

Sipas tij automjeti drejtohej nga Emiliano Nina, personi që shikoni në foto, ndërsa pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit.

26- vjeçari është shprehur se nuk i tregoi policisë se nuk donte të dëmtonte Emilianon. Për organet ligjzbatuese ai është shprehur se ky i fundit i kishte kërkuar makinën dy herë për të marrë një shoqe ndaj Allushi i kishte dhënë automjetin luksoz BMW. 

Ndërsa, Jurgen Allushi i cili po ndiqet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, ka deklaruar se kishte pirë vetëm një shishe ujë, ndërsa Emiljano kishte konsumuar 3 birra në momentin e aksidentit. 

Allushi i ka thënë organit të akuzës se Emiliano pas aksidentit fjeti gjumë dhe nuk tregoi asgjë. Sipas tij ka qenë një në oficer policie ai që ka telefonuar dhe i ka thanë që do paraqitet vetë në polici.

Por nga frika nuk u paraqit. 

Hetuesve në telefon Eldi Allushi u ka thënë se s’ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një vajze. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit. 

Masa pritet të jepet nesër në gjykatë ku Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.