Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e së hënës në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës, ku janë përplasur tre automjete.
Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Deri më tani nuk dihen detaje mbi identitetin e drejtuesve të mjeteve apo dinamikën e përplasjes.
Rruga Transballkanike, një ndër arteriet më të frekuentuara të qytetit bregdetar, ka qenë shpeshherë skenë aksidentesh për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së sinjalistikës së plotë në disa segmente.