Qeveria ka vendosur që pensionet do të indeksohen me vetëm 2.5% në muajin tetor. Indeksimi për këtë vit është më i ulët se një vit më parë që ishte 4.1, për arsye të rënies së inflacionit në raport me periudhën 2023-2024.
Sipas këtij indeksimi, pensionet urbane rriten me 490 lekë mesatarisht, ndërsa ato rurale me 296 lekë. Në total në Shqipëri janë 721,398 pensionistë, nga këto 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rurale.
Por ky indeksim nuk do të zgjidh problemet e pensionistëve në Shqipëri, të cilët përballen me vështirësi të shumta.
Kujtojmë se Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë.
Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro.