Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku një 51-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana të dyshimta.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Durrësit, viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51 vjeç.
Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore ka konstatuar se në trupin e tij kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, dyshohet thikë, të cilat mendohet se i kanë shkaktuar humbjen e jetës.
Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri tani janë kryer disa veprime hetimore dhe po mblidhen prova me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Policia bën me dije se në përfundim të veprimeve procedurale, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar për rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.