Bullizohej nga bashkëmoshatarët, 15 vjeçarja në Sarandë tenton t’i japë fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ku një 15 vjeçare, e cila dyshohet se bullizohej është hedhur nga lartësia.

Burime për mediat bëjnë më dije se e mitura, ka rënë mbi një tendë ndërsa është dërguar me urgjencë në spital.

Aktualisht nuk dihet sesi është gjendja shëndëtësore e të 15 vjeçares ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se e mitura bullizohej nga bashkëmoshatarët, duke e detyruar që të ndërmerrte aktin e rëndë. Rastet e bullizimit mes adoleshëntëve janë rritur shumë në vendin tonë, duke sjellë edhe pasoja fatale.

Kujtojmë dy rastet e rënda që u regjistruan në Gjirokastër gjatë këtij viti, siç ishte vetëvrasja e Irsa Muçollarit në muajin shkurt si dhe Vehip Peçit në muajin Prill. Dy adoleshentët i dhanë fund jetës pasi bullizoheshin nga bashkëmoshatarët e tyre.