Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 tetor 2025 për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Ish-presidenti kërkon shfuqizimin e vendimeve të dy shkallëve më të ulëta, të cilat e kanë lënë në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë, më 25 shtator pritet të zhvillohet seanca paraprake për dosjen ndaj Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të dyshuarve të tjerë.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, përzgjedhja e së cilës ka shkaktuar reagime nga Partia e Lirisë, që kërkon largimin e saj nga çështja.
Meta akuzohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”. Në seancat e mëparshme, ai ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm, ndërsa përmes avokatit ka pretenduar se nuk ekzistojnë kushte ligjore për vazhdimin e arrestit.