Aksident tragjik në Kosovë, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së premtes në një fshat të Malishevës në Kosovë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50, në rrugën Malishevë–Rahovec, ku sipas Policisë së Kosovës, janë përplasur dy automjete.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi se në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë njësitet policore dhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

“Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një mashkulli dhe një femre ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha ai.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e viktimave janë dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po heton shkaqet e aksidentit në koordinim me Prokurorinë.