Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës,në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy motra nga Delvina, Ela dhe Rezi Dhimaku, përkatësisht 22 dhe 20 vjeçe.
Makina me të cilën udhëtonin, tip Lancia, drejtuar nga Ela Dhimaku, është përplasur me një automjet Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora.
Ai u arrestua dhe pas testit të kryer rezultoi i alkoolizuar.
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vend motrat Dhimaku, ndërsa një pasagjere tjetër, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spitalin e Sarandës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.