qyteti austriak i zgjedhur për të pritur edicionin e 70-të
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është përzgjedhur si qyteti mikpritës i Eurovision Song Contest 2026, edicioni i 70-të i festivalit më të madh të këngës në Evropë. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të Eurovisionit, ku shkruhet: “Urime Vjenës! Kryeqyteti i Austrisë do të jetë qyteti pritës i Festivalit të Këngës në Eurovision për herë të tretë në vitin 2026, kur do të presë edicionin e 70-të më 12,14 dhe 16 maj.”
Ky do të jetë edicioni i tretë që mbahet në Vjenë, pas atyre të vitit 1967 dhe 2015. Festivali pritet të zhvillohet në një nga arenat më të mëdha të qytetit, duke sjellë mijëra vizitorë dhe miliona shikues nga e gjithë bota.
Rreth 166 milionë shikues në 37 vende e ndoqën konkursin e këtij viti, me një rekord prej 60% të shikuesve të moshës 15 deri në 24 vjeç. Konkursi mori edhe më shumë shikime në Instagram dhe TikTok.
Nën sloganin “Evropë, a do të kërcejmë?”, Vjena – e njohur më shumë për muzikën klasike dhe shkëlqimin barok të arkitekturës së saj – kërkoi të organizonte konkursin, duke përmendur përvojën e saj me ngjarje të mëdha.
Gjithashtu, ajo reklamoi kapacitetet e saj “të mëdha” të akomodimit, lidhjet e saj “të shkëlqyera” të transportit dhe “kozmopolitizmin” e saj, me 2 milionë njerëz që jetojnë në kryeqytetin austriak.