Tragjike në Maliq, 14 vjeçari humb jetën pasi u godit me thikë nga shoku i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq, ku një 14 vjeçar ka ndërruar jetë në spital pasi u godit me thikë nga një shok.

Viktima dhe autori ishin në ambientete e një lokali kur filluan të ziheshin dhe më pas të qëllonin me thikë njëri-tjetrin.

Të dy u nisën me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht njëri prej tyre nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.