Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) rrëzoi poshtë kërkesën e ish-drejtorit te Bashkisë Tiranë, Redi Molla, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë nga burg në arrest shtëpie.
Vendimi u mor këtë të premte nga trupa gjykuese e përbërë nga treshja Flora Hajredinaj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani.
Redi Molla dhe Mariglen Qato, pronarë de facto të kompanisë “5D” akuzohen për korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ata dyshohen se kanë përfituar tendera me vlerw milionw euro nga Bashkia e Tiranës në kundërshtim me ligjin.
Nga hetimet ka rezultuar që nga viti 2016 deri në vitin 2020 kjo kompani ka përfituar 12 tendera nga UKT, pra pjesë e Bashkisë së Tiranës, Tirana Parking dhe Klubi Sportiv SHA.