Një tërmet me magnitudë 8.8 i shkallës Rihter, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi të mërkurën gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë.
Kjo situatë shkaktoi cunami, ,e dallgë deri në katër metra të larta, dëmtime në ndërtesa dhe duke nxitur paralajmërime dhe evakuime në të gjithë Oqeanin Paqësor.
Gjatë orëve të fundit, disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Japoninë, kanë lëshuar paralajmërime për cunami dhe urdhra për evakuim të banorëve.
Dhjetëra milionë njerëz në mbarë botën po preken nga një tërmet me magnitudë 8.8 ballë që goditi pranë një pjese të largët të Rusisë, por që ka pasoja për zonat bregdetare në të gjithë Paqësorin.
Në distriktin Severo-Kurilsk të Rusisë , pranë epiqendrës së tërmetit, u shpall gjendje e jashtëzakonshme pasi valët e cunamit goditën bregdetin, duke shkëputur anijet nga ankorimet e tyre dhe duke marrë me vete kontejnerët e magazinimit, sipas medias shtetërore TASS dhe videove nga vendi i ngjarjes.
Në Japoni , më shumë se 1.9 milionë njerëzve iu tha të evakuoheshin ndërsa valët goditën pjesën më të madhe të brigjeve veriore dhe lindore.
Videoja e shpërndarë nga Reuters dhe Nippon News Network tregoi njerëz që strehoheshin në çati ndërsa valët goditën ishullin më verior të Japonisë, Hokkaido. Por Japonia deri më tani ka shmangur ndonjë dëm të madh.
Mijëra kilometra larg, valë cunami deri në 1.5 metra të larta kanë goditur Hawaiin . Strehime emergjente janë hapur dhe banorëve të Honolulusë u është thënë të kërkojnë vende më të larta, ndërsa guvernatori paralajmëron se valët ” do të mbështjellin ishullin “.
Zyrtarët e Kalifornisë po përpiqen të paralajmërojnë banorët për valët e mundshme të cunamit që po afrohen. Sherifi i Monterey-t u ka thënë njerëzve që jetojnë në anije në Moss Landing, një vend i njohur për surf, të evakuohen. Helikopterët kanë fluturuar mbi pjesët bregdetare të Los Anxhelos, duke aktivizuar sirenat për të paralajmëruar lundruesit dhe plazhistët se një paralajmërim për cunami është në fuqi.
Kalifornia ka popullsinë më të madhe bregdetare në SHBA, me gati 27 milionë njerëz që banojnë në qarqe pranë detit, sipas Zyrës për Menaxhimin Bregdetar.
Filipinet, Indonezia , Kina, Kili, Peruja, Meksika, Panamaja dhe Tajvani kanë lëshuar gjithashtu këshilla dhe paralajmërime konkrete për cunami.
Të dhënat mbi tërmetin në Rusi
Ky ishte tërmeti më i fortë që ka goditur këtë zonë në Gadishullin Kamçatka që nga viti 1952, sipas degës lokale të Sondazhit Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave.
Tërmeti me magnitudë 9.0, më 4 nëntor 1952, në Kamçatka shkaktoi dëme, por nuk pati viktima të raportuara, megjithëse shkaktoi valë prej 9.1 metrash në Havai.
Ata thanë se edhe pse situata “ishte nën kontroll”, ekzistonte rreziku i pasgoditjeve që mund të zgjasin deri në një muaj, dhe paralajmëruan që të mos vizitohen disa zona bregdetare.
Më herët në korrik, pesë tërmete të fuqishëm, më i madhi me magnitudë 7.4, goditën në det pranë Kamçatka.
Tërmeti më i madh ishte në një thellësi prej 20 kilometrash dhe ndodhej 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk.