Me kërkesë të SPAK, janë caktuar shtatë masa sigurie për një grup, i cili merrej me aktivitetin e paligjshëm të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Mediat raportojnë se janë arrestuar katër persona, mes tyre vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani dhe Ermir Ndreaj. Po ashtu një person tjetë është shgpallur në kërkim.
. Në burg, janë komunikuar akuza të reja për Plarent Dervishajn dhe Erion Alibej.
Ky i fundit, që ka statusin e të penduarit, ka dhënë dëshmi për disa ngjarje kriminale dhe trafik droge, të cilat kanë ndihmuar SPAK-un në zbardhjen e aktivitetit të grupit.
Në hetim janë përdorur edhe biseda nga aplikacioni Sky ECC.
Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ndërsa Erion Alibej akuzohet për disa vrasje me pagesë, por që ka statusin e të penduarit të drejtësisë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Hetimet janë kryer dhe udhëhequr nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi.