Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji”, që dyshohet se përdorej si pikë tregtimi informal gazi.
Si pasojë, janë plagosur dy persona, E.T., 63 vjeç dhe A.R., 41 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Fqinjët ndërhynë fillimisht me mjete rrethanore, ndërsa zjarrfikësit arritën në kohë për të neutralizuar flakët.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “1 Maji”, që dyshohet se përdorej si pikë tregtimi informal gazi. Si pasojë, janë plagosur dy persona, E.T., 63 vjeç dhe A.R., 41 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Fqinjët ndërhynë fillimisht me mjete rrethanore, ndërsa zjarrfikësit arritën në kohë për të neutralizuar flakët. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, njoftoi policia.