Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon 32 vite burg për Leonard Dukën dhe 25 vite për vëllanë e tij

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për 6 të pandehurit në gjyqin për vrasjen e ish-policit Santigo Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

SPAK ka këkruar 32 vite burg për Leonard Dukën, 25 vite për Erlis Dukën, 32 vite burg për Fatmir Hysenin, 22 vite burg për Aleksandër Manxhakun, 23 vite burg për Oltian Logën dhe 23 vite burg për Dritan Agajn.

Të pandehurit akuzohen për “Vrasje me paramendim”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Trafik narkotikësh”, vepra të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Santiago Malko u ekzekutua në 27 Gusht 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. AI ishte larguar nga puna si polic pasi u arrestua për shkak të një sherri ëpr lojërat e fatit.

Malko njihej si një nga miqtë më të afërt të Ervis Martinajt dhe dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.