Bashkia e Vlorës ka shpallur vakancat e krijuara pas largimit të drejtorëve të strukturave lokale.
Kjo u bë e ditur nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook” duke bërë thirrje, që të interesuarit për postet e lira të aplikojnë.
Kryebashkiaku Dredha mes tjerash thekson se kandidatët duhet të jenë të përgjegjshëm për të kontribuuar dhe për t’i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet.
Postimi i Ermal Dredhës:
Pas doreheqjeve të drejtorave të drejtorive, Bashkia Vlorë ka shpallur vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën, gatishmërinë dhe përgjegjshmërinë e duhur për të kontribuar dhe për t’i shërbyer zhvillimit të qytetit, në të gjitha nivelet.
Në faqen zyrtare të web-it do të gjeni procedurat që duhet të ndiqni, vetëm për një pjesë të pozicioneve vakante për të cilat mund të konkuroni! Duke qenë se jemi në proces të hartimit të dokumentacionit, për secilën prej drejtorive, në vijim do të informoheni për pjesën tjetër të pozicioneve të lira!
Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”
Për çdo informacion mund të drejtoheni në linkun e mëposhtëm ose pranë Bashkisë Vlorë.
Pas presionit të Ramës, 21 drejtorë të drejtorive vendore e rajonale nuk hezituan aspak, por paraqitën dorëheqjet nga postet e tyre.