Dosja ‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën

SPAK ka shpallur pretencën për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, pjesë e së cilës janë biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri.

Prokuroria kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Ndërkohë, për Bistrin, SPAK ka kërkuar 9 vite burg. Për të pandehurit e tjerë, janë kërkuar dënimet si vijon: 11 vite burg për Edmond Prekën, 10 vite burg për Astmer Bilalin, 9 vite burg për Ardit Hasanbegajn, 6 vite për Xhevair Litën.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuza të rënda, si organizim vrasjesh, grupi i strukturuar kriminal, apo kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Ata u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas zbërthimeve të aplikacioneve “Sky ECC” dhe “Encro Chat”.