Vrau 16 vjeçarin për orën ‘Rolex’ dhe varësen e floririt, Apeli ‘vulos’ dënimin me burgim të përjetshëm për Kristian Cenajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Kristian Cenaj, i akuzuar për “vjedhje me pasojë vdekjen”.

Cenaj akuzohet për ngjarjen e ndodhur 10 vite më parë, ku vrau Mariglen Gjonajn, asokohe 16 vjeç dhe më pas i groposi trupin për të humbur gjurmët e krimit të rëndë.

Në gjyq, përfaqësuesit ligjor të familjes Gjonaj kërkuan zgjerim të hetimeve, pasi sipas tyre, në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2015, por u zbulua pas 7 vitesh kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit.

Pas rifillimit të hetimeve, u bë e mundur edhe identifikimi i autorit të ngjarjes, Kristian Cenaj. Ky i fundit dyshohet se vrau 16 vjeçarin dhe groposi më tej trupin e tij për t’i vjedhur viktimës orën ‘Rolex’ dhe varësen e floririt.