Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtepie” që është caktuar ndaj tij lidhur me dosjen “Partizani” ku është i pandehur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë fakti që gjykata duhet që të tërhiqte një vendim që i duhej.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 30 qershor, në orën 09:30 ku GJKKO do të vendos për kërkesën e Malltezit, i cili kërkon një masë më të butë.
Jamarbër Malltezi, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Ndërkohë më 30 qershor, në orën 10:00, është caktuar edhe seanca e parë në themel për dosjen “Partizani”, dhe 5 të pandehurve, mes ish-kryeministri Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.