VIDEO/ Viktima e grushton i pari, ky është momenti kur Rei Meta godet për vdekje Armando Meshaun

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku 33 vjeçari Rei Meta ka qëlluyar me grushta për vdekje 55 vjeçarin Armando Meshau, pas një sherri të ndodhur në një kancelari.

Siç shihet në video, autori dhe viktima debatojnë fillimisht, teksa më pas është viktima që ngrihet dhe e godet 33 vjeçarin, teksa ky i fundit i kthehet duke e goditur disa herë në fytyrë dhe kokë. Fatkeqësisht vikima bie dhe godet kokën në një nga tavolinat e kompjuterëve, teksa për disa sekonda qëndron i ulur në karrigë pa mundësi reagimi.

Një djalë afrohet t’i japë ndihmë, por e ka të pamundur të bëjë diçka, pasi 55 vjeçari ka ndërruar jetë. Në dëshminë e tij, Meta është shprehur se sherri ka ndodhur për një shumë parash që viktima kishte për t’ia dhënë.

“Me Armandon kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke. Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe kam shkuar disa herë ta takojë e t’i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, ka deklaruar ai në polici.

Mësohet se prej 8 muajsh autori dhe viktima ishin në konflikt, pasi 33 vjeçari kishte ndërhyrë si sekser për një prej pronave që biznesmeni i ndjerë i ndërtimit kishte interes, duke i premtuar garanci se do t’i zgjidhte punë. Autori kishte premtuar se do t’i zgjidhte punë për një pronë të Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti Meta. Në këmbim do të përfitonte një apartament, të cilin viktima nu kia kishte dhënë, sipas dëshmisë së tij.

KUJDES!!! PAMJE TË RËNDA