Ishte në pastiçeri, Policia i kap në brez të riut një armë me silenciator

Një operacion i kryer në zonën e pedonales Lungomare në Vlorë, ka sjellë arrestimin e një personi të armatosur.

Ndërsa Policia i është vënë në ndjekje një personi të dytë.

Ende është e paqartë motivi i arrestimit të këtij personi, por ka dyshime se i përket një grupi kriminal.

Personi Amarildo Nikolli alias Xhanej është ndaluar në ambjentet e një pastiçerie ku gjatë kontrollit fizik i është sekuestruar një armë zjarri.

Sapo është arrestuar personi është shoqëruar në policinë e Vlorës dhe më pas drejt Tiranës.

Ndërsa një person i dytë që ndodhej me të në tavolinë është larguar me vrap. Policia është në aksion e sipër për arrestimin dhe të personave të tjerë.