Anulohet takimi i Ballës me homologun grek, shkak bëhen trazirat e përgjakshme në Athinë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij grek Giannis Oikonomou kishin planifikuar që të takoheshin sot në Kakavijë, por takimi mes të dyve është anulluar.

Ky vendim ka ardhur nga ministri grek, pas trazirave të përgjakshme që ndodhën në Athinë mes tifozëve të AEK dhe Dinamo Zagreb, ku humbi jetën një i ri dhe u plagosën 6 të tjerë.

Për shkak të kësaj ngjarje, ministrigrek vendosi që të qëndrojë në Athinë, ndëkrohë që UEFA vendosi të shtyjë ndeshjen mes dy ekipeve, për të mos rrezikuar edhe më shumë.