Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së

Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH-së, pas votimit të dytë të Këshillit Drejtues.

Ajo mori 7 vota dhe do të jetë në krye të këtij institucioni me një mandat 5 vjeçar, teksa në garë ishin edhe 11 kandidatë të tjerë.

Të gjithë kandidatët shpalosën platformat e tyre gjatë fazës së prezantimit para anëtarëve të Këshillit Drejtues, për të hyrë në fund në procesin e votimit.

Emërimi i Eni Vasilit vjen pas dorëheqjes së Alfred Pezës, si dhe shkrirjes së Këshillit Drejtues dhe emërimit të një Këshilli të ri nga Kuvendi i Shqipërisë.