Lorenc Shehu do të jetë përkohësisht shefi i qarkullimit Rrugor të Policisë së Tiranës. Ai zëvendëson në këtë detyrë Roven Zekën, i cili u arrestua me urdhër të SPAK disa ditë me parë për korrupsion.
Bashkë me të u arretuan edhe dy funsionarë të tjerë, pëtrkatësisht shefi i aksidenteve Sokol Novaku dhe oficeri i policisë gjyqësore Edision Tabaku.
Të tre akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Tabaku, Zeka dhe Novaku dyshohet se kanë marrë ryshfet në lidhje me një aksident të regjistruar më 16 prill në Tiranë, ku automjeti që drejtohej nga Anisa Vrioni është përplasur me një automjet tjetër ku udhëtonin 5 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.