A e kalon dot oqeanin? Rama zihet ngushtë nga komentuesit: Në SHBA kam shkuar sa herë që kam patur punë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë komunikimit live me ndjekësit komentoi “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa pyeti me ironi nëse ishte hequr emri i tij nga lIsta e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pretendim ky i artikuluar shpeshherë nga radhët e PD.

Gjatë fjalës së tij, Rama replikoi me një prej komentuesve, i cili i tha se përse nuk shkon në SHBA. Kësaj pyetjeje, kryesocialisti iu përgjigj që në Amerikë ka shkuar sa herë ka patur punë.

“Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë kohë dhe në këtë rrugë drejt finisht ku ka gjëra më të rëndësishme se non grata. Meqë ma për, ore a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi i thatë shqiptarëve do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë në USA apo jo, o pika-pika. Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri. Kur do të besojë njeriu budallëkun, beson budallëkun nuk ke fare çfarë i bën prandaj të verbrit më të mëdhenj janë ata që kanë sy e shikojnë apo ata që kanë sy e s’do të shohin”, tha Rama.

Ai komentoi rreth rezultateve të mundshme të 11 majit, ndërsa tha se opozita do të marrë rezultat më të keq seç mori në vitin 1997.

“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1mijë herë më mirë se këtal. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej”, tha Rama.