‘Mundësia’ në Kavajë/ Shehaj: Jemi bindshëm parti e parë mes partive të reja

Nga Kavaja, Agron Shehaj deklaroi se Partia Mundësia që ai drejton është parti e parë mes partive të reja, pasi këtë e thotë çdo sondazh.

Rritja e vazhdueshme që ka patur Partia Mundësia pas çdo sondazhi ka rritur edhe besimin e kësaj force politike, teksa për Shehajn, Tirana do të jetë qarku më i rëndësishëm nga ku do të fillojë ndryshimi, por nuk mbetet pas as Vlora.

Sipas tij, në Vlorë mund të ndodhë ndryshimi historik, me “Mundësinë” që mund të jetë partia e parë e opozitës në zgjedhjet e 11 Majit.

“Siç thotë çdo sondazh, ne jemi qartësisht parti e parë mes partive të reja, me një diferencë të madhe nga partitë e tjera. Në gjithë Shqipërinë ne synojmë të marrim deputetë, por Tirana është pak më e rëndësishme. Tirana është shumë e rëndësishme, pasi në qarkun e Tiranës do marrim numrin më të madh të deputetëve, dhe nga këtu do fillojë ndryshimi.

Ka edhe një qytet tjetër që është i veçantë, jo se unë jam nga ai qytet, por sepse të gjitha sondazhet thonë që në Vlorë mund të ndodhë ndryshimi historik. Në Vlorë ne mund të jemi partia e parë e opozitës”, u shpreh Shehaj.