Kanë qene të shumtë emigrantët që jetojnë në shtetin grek, të cilët kanë festuar në Shqipëri Pashkën. Por me përfundimin e kësaj feste po kthehen në Greqi, por siç ndodh zakonisht janë përballur me fluks në doganë.
Në Kapshticë po punohet me 3 sportele në dalje në palën shqiptare ndërsa situata mbetet e kushtëzuar nga pala greke pasi atje ka fluks në hyrje e në dalje dhe nuk po bëjnë hapje të sporteleve të tjera.
Sipas informacioneve, pala shqiptare ka të gjitha kapacitetet për të shtuar deri në 6 sportele por mbeten në pritje të situatës në palën greke.
Emigrantët shprehen se kanë rreth 2 orë që presin të kalojnë kufirin. Sipas tyre, kjo situatë nuk është aspak normale, ndërsa thonë se në çdo festë ndodh e njëjta gjë.